Pas takimit që zhvilloi ditën e djeshme me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me disa nga përfaqësuesit e partive politike në vend, Yuri Kim ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një tjetër takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën dhe me Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike.
I pyetur nëse takimet e ambasadores amerikane në lidhje me parandalimin e financimeve ruse në të ardhmen janë një mesazh për Partinë Demokratike, kryetari i kësaj force, Sali Berisha deklaroi se partitë nuk mund të financohen kurrë nga vende të huaja jo mike si Rusia.
Berisha: Nëse ka boshllëk ligjor, në dijeninë time nuk ekziston asnjë boshllëk. Partitë nuk mund të financohen kurrë nga vende të huaja jo mike. Meqë jemi këtu, do ju rikujtoj denoncimet e mia të përsëritura të udhëtimeve të Erion Velisë në Teheran, për të cilat na kanë informuar shërbimet partnere. Ka edhe një udhëtim të mundshëm të Edi Ramës, por nuk jam i sigurt. Për Erion Veliaj është 100% e sigurtë. Dhe këto i kam denoncuar. Veliaj e kishte si vend pelegrinazhi Teheranin. Një udhëtim është bërë me Ramën sipas këtyre burimeve, por mund të ketë qenë një konferencë e socialistëve apo diçka e tillë, megjithatë asgjë nuk është çudi te Rama. E dëgjuat se kush i kishte kërkuar për t’i kontraktuar firmën. Doli që ajo është një ‘long shot’. Askush nuk e di dëshminë e bërë në juri, por emri i tij dilte. Sikundër del jo me fonde ruse po me fonde ilegale për çfarë janë dënuar 2 qytetarë amerikanë, për foton që ka bërë me Presidentin Obama.
/abcnews.al/