Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit, Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë rezolutën e armëpushimit në Gaza

schedule15:39 - 30 Tetor, 2023

schedule 15:39 - 30 Tetor, 2023

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën për pushtimin tokësor të Gazës nga Izraeli, konfirmuan burime diplomatike për CNN.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të kërkojnë një rezolutë detyruese nga anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit për një “pauzë të menjëhershme humanitare” në luftime, thanë burimet.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan në favor të një rezolute të Kombeve të Bashkuara të premten, të prezantuar nga Jordania, e cila bëri thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza. Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, ndërsa 45 vende abstenuan.

Burimet thanë se projekt-teksti i rezolutës së Këshillit të Sigurimit kërkon një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe “pauza të mëtejshme humanitare”.