Në javët e fundit janë shtuar shumë zërat për një kalim të mundshëm të Lionel Messit në radhët e PSG-së. Merkato u ndez edhe më shumë pas deklaratës së Neymar që një ditë ai dëshiron të luajë sërish me argjentinasin.
Gjithsesi emisioni spanjoll, El Chiringuito de Jugones, konfirmoi se babai i kapitenit të katalanasve, Jorge Messi, do të zhvillonte një takim me drejtuesit e PSG-së. I menjëhershëm ishte reagimi i Jorges, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i cilësoi si lajme fallco deklaratat në emisionin e famshëm.
Ai mohoi që të ketë fluturuar drejt Barcelonës për të zhvilluar një takim në konsullatën e Katarit, ku do të takonte drejtuesit e klubit francez. Babai i Leos gjithashtu konfirmon se janë lajme të rreme ato që thonë se ai është zhvendosur nga qyteti i Rosarios, aty ku Jorge jeton prej vitesh. /abcnews.al