Takim në harmoni mes Florentino Perez dhe Ancelotti, zbulohet për çfarë kanë folur

schedule14:55 - 6 Maj, 2023

schedule 14:55 - 6 Maj, 2023

“E ardhmja ime është në Madrid”. Ai e thotë këtë, ai e përsërit atë në disa raste, Carlo Ancelotti është i bindur për këtë, pavarësisht rezultateve zhgënjyese të fundit të Real Madrid.

Pikërisht në ditën e këtyre paraqitjeve negative, shkruan “MARCA”, ka ndodhur një takim me Florentino Perez, presidentit të klubit dhe teknikut italian.

Gazeta saktëson se ka ende harmoni mes palëeve, presidenti dhe trajneri kanë diskutuar për arsyet e këtyre rezultateve të këqija, por ende për të ardhmen, duke qenë se shumë mund të varet nga finalja e mbrëmjes së sotme në Kupën e Mbretit dhe mbi të gjitha nga dy ndeshjet kundër City në Champions League./ h.ll/abcnews.al