Një motorçiklist i ka shpëtuar vdekjes për pak centimetra gjatë mëngjesit të sotëm në Patra të Greqisë. Mediat lokale kanë publikuar pamje të motorçiklistit të ngecur poshtë kamionit pas përplasjes, e cila për pak rezultoi fatale.

Për fat të mirë ai shpëtoi me pak dëmtime, ndërsa imazhet na rikujtojnë kujdesin që duhet të tregojmë në rrugë qoftë si drejtues makine, motorçiklete apo si këmbësor. /abcnews.al



