Një ish-lojtar i Interit, Napolit dhe kombëtares italiane, ka vizituar Dinamon ditën e sotme. Vetë blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije se Francesco Moriero ka qenë në kryeqytet, krah presidentit Marco Pontrelli.
“Francesco Moriero vizitë 18 herë kampionëve të vendit! Ditën e sotme pranë ekipit ishte i pranishëm ish-lojtari i Serie A dhe kombëtares Italiane, i cili vizitoi ambientet stërvitore dhe akomoduese të skuadrës Dinamovite.
Kjo vizitë ishte në kuadër miqësor, duke shprehur të gjithë mbështetjen e tij ndaj presidentit Marco Pontrelli. Përsa i përket karrierës futbollistike, Franceso Moriero ka qenë pjesë e elitës Italiane, si pjesë e skuadrave të Napolit, Interit, Romës, Cagliarit e Lecce-s.
Momentalisht ai ushtron rolin e trajnerit, ndërsa prej ditës së sotme Dinamos i shtohet edhe një tifoz më shumë përtej Adriatikut!”, shkruan klubi dinamovit, në faqen zyrtare në “Facebook”. / abcnews.al