Takim informal i ambasadorit të SHBA, Donald Lu  rreth 90 minuta në Kryeministri

schedule12:33 - 2 Shkurt, 2018

schedule 12:33 - 2 Shkurt, 2018

Mëngjesin e sotëm ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është parë të hyjë në godinën e kryeministrisë. Nuk dihet saktësisht nëse është takuar me kryeministrin Edi Rama pasi përfaqsuesi i diplomacisë amerikane në vendin tonë ka qëndruar në ambientet e kryeministrisë edhe pas largimit të kreut të qeverisë në një aktivitet të lajmëruar. Ambasadori i shteteve të bashkuara dy ditë më parë i drejtoi një mesazh Politikanëve, policëve dhe prokurorëve. Ai i kujtoi se janë zotuar përpara popullit shqiptar dhe përpara ndërkombëtarëve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por pa dhënë asnjë rezultat. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. E mbyll statusin e tij në rrjetet sociale ambasadori i shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Lu./abcnews.al