Ardjan Takaj në kundërsulm. Presidenti i Skënderbeut nuk ka duruar më. Zërat që e çojnë Ilir Dajën te Tirana dhe Partizani e kanë lodhur dhe tashmë ka reaguar. Kreu i klubit korçar është i qartë: “Paguani, nëse e doni Dajën”. Jo vetëm për të, por për këdo që është nën kontratë me bardhekuqtë.
Takaj madje është treguar i papërmbajtshëm, ndoshta edhe duke dalë disi nga vetja: “Më vjen të qesh kur dëgjoj për prapaskena me trajnerin. Po pse, pa zot është Skënderbeu?! Të gjithë janë nën kontratë me Skënderbeun dhe nuk ka asnjë shans të largohen pa miratimin tim, duke filluar nga Daja i pari.
Pastaj nuk e di kush i ka ato b**** e mëdha që t’i marrë trajnerin Skënderbeut. Keni dëgjuar ndonjëherë në këto tetë vite ju që na ka marrë ndonjë klub trajnerin që kemi pasur në detyrë?”, thotë Takaj në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”.
Më tej ai flet edhe takimin që Daja ka pasur me Refik Halilin, presidentin e Tiranës: “Me mua nuk ka folur njeri. Sa i përket trajnerit, me sa di, ka biseduar për rrogat e prapambetura që i detyrohet Tirana, jo për bashkëpunim.
E dini ju si bëhesh i fortë në futboll? Së pari duhet të kesh lekë shumë. Më pas vjen këtu tee dhe paguan një shifër që na trondit dhe bindemi që na duhen lekët. Në këtë mënyrë mund të marrësh kë të duash te Skënderbeu”, është shprehet Takaj. /abcnews.al