“Tak, tak, tak, ore je në terezi ti?”! Rama batuta në Lanabregas: Mblidh mendjen…

schedule11:07 - 20 Nëntor, 2020

schedule 11:07 - 20 Nëntor, 2020

Paraditen e sotme Edi Rama, i shoqëruar nga Erion Veliaj ishin në Lanabregas për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re një familje, pasi banesa e vjetër u dëmtua nga tërmeti.

E ndërsa uroi familjen, Rama i kërkoi djalin të çiftit që të rrisë nivelin në mësime. “Çfarë notash ke?” E pyeti kreu i qeverisë, ndërsa djali iu përgjigj “7-ta, 8-ta”.

Rama i kërkoi që të ulet dhe të “mbledhë” mendjen për të mësuar më shumë. “Ore është në tërezi ky? Këto 7-tat, më shqetësojnë.

Baba e nona e meritojnë shtëpinë falas, ndërsa t’i cdo tullë duhet ta justifikosh me nota të mira.

Kjo është kredia jote që do e shlyesh, tak, tak, tak.

Ulu aty dhe mblidhe mendjen mirë se nuk të mungon asgjë tani” tha Rama./ db/Abcnews.al