Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi se gjatë 24 orëve kishte zbuluar gjithsej 19 avionë kinezë dhe 8 anije luftarake, plus një anije tjetër zyrtare të Pekinit, që operonte rreth ishullit.
Në një deklaratë, ministria shtoi se 16 avionë “kaluan vijën mesatare dhe hynë në zonën e identifikimit ajror (Adiz)” të Tajvanit verior, jugperëndimor dhe lindor.
Forcat e armatosura të Taipeit, “u përgjigjën” duke mobilizuar forcat ajrore, marinën dhe njësitë e raketave tokësore për të monitoruar situatën” dhe për të ndjekur zhvillimin e ngjarjeve.
/abcnews.al/