“Tajvani po kërkon të blejë sisteme të avancuara kombëtare të raketave sipërfaqe-ajër, ose NASAMS, nga Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar aftësitë e tij të mbrojtjes ajrore duke parë mirë funksionimin e tyre në Ukrainë”.
Kështu u shpreh ministri i mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, shkrua Reuters.
Kina, e cila pretendon Tajvanin si territorin e saj, ka rritur presionin ushtarak dhe politik gjatë tre viteve të fundit në përpjekje për të detyruar ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike të pranojë sundimin e Pekinit.
NASAMS janë siguruar nga Shtetet e Bashkuara për përdorim në Ukrainë, me zyrtarët amerikanë që thonë se kanë pasur një shkallë suksesi 100% në përgjimin e raketave ruse./abcnews.al