Tajani:  BE duhet t’i marrë seriozisht tendencat për krijimin e shteteve të vogla të pavarura

schedule11:35 - 23 Tetor, 2017

schedule 11:35 - 23 Tetor, 2017

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani e sheh me shqetësim atë që ai e quan si çështje të “kombeve të vegjël”. Shtimin e të cilëve – sipas tij – Europa duhet ta marrë seriozisht.

Duke folur në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Messaggero”, Tajani flet për referendumet më të fundit të zhvilluara në vendet e Bashkimit Europian, siç ishte rasti i Katalonjës, por edhe ato në rajonet veriore të Italisë.

Shqetësim më të madh për Tajanin është kriza e Katalonjës. Sipas kreut të legjislativit europian, tensionet në Katalonjë janë fryt i veprimeve të jashtëligjshme të administratës rajonale të presidentit Puçdemon. Referendumi i Katalonjës – sipas Tajanit – ka dobësuar demokracinë, që Spanja e ka ndërtuar me impenjimin e miliona spanjollëve.

Tajani shpjegon edhe dallimin mes referendumit për Katalonjën dhe atyre të zhvilluar në rajonet veriore të Italisë. Sipas tij, referendumet në Lombardi dhe Veneto kishin thjesht qëllim këshillimor dhe jo fuqi detyruese ligjore, me kërkesë për më tepër autonomi në çështjet financiare. Autonomitë – shpjegon Tajani – janë të lejueshme brenda një shteti unitar. Ndërsa Katalonja ishte një referenum për shkëputjen e plotë nga Spanja dhe krijimin e një shteti të pavarur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!