Tahiri: Perfekte mbrojtja e Teutës, dy gjëra të bukura kishte dita e sotme

schedule23:13 - 15 Qershor, 2020

schedule 23:13 - 15 Qershor, 2020

Ermal Tahiri, pjesë e skuadrës “Pressing” në ABC News, thur elozhe për Teutën, që ia doli të thyente kryesuesit e Tiranës. Ish-futbollisti vlerëson repartin defensiv të skuadrës durrsake dhe tregon lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Më bëri përshtypje ana defensive e Teutës në minutat e fundit. Ishte vendosur e ngushtë dhe nuk la korridor për Tiranën. Gjatë gjithë lojës Teuta luajti në mënyrë perfekte në mbrojtje, luajtën fort.

 Ndeshjen më të mirë e bëri Emiljano Vila, vrapoi shumë, dha pasime, bënte presing, shënoi edhe golin. Ishte njeriu i ndeshjes.

Nëse Tirana fiton me Vllazninë dhe Laçi fiton me Kukësin, nuk kemi më çfarë të flasim. Bukuria e sotme është kjo: 21 gola. Java me më shumë gola në gjithë kampionatin.

Bukuria tjetër është që më pëlqen shumë look-u i Gertit (Çarçanit, moderatori i Pressing)“, deklaron Tahiri, ndërsa nuk mungon një koment nga Sulejman Starova, i cili tha këto fjalë: “Urime Edi Martinit, por dhe të gjithë pjesëtareve të skuadrës, lojtarëve dhe drejtuesve, pasi po luftojnë në dy fronte, Kupën e Shqipërisë dhe Europën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!