Tahiri për Kurtin: Sovraniteti i Kosovës është reduktuar në një oborr e zyrë të një kryetari

schedule13:48 - 8 Qershor, 2023

schedule 13:48 - 8 Qershor, 2023

Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin e vendit, por jo për të reduktuar subjektivitetin shtetëror dhe për konflikt me partnerët ndërkombëtar.

Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili theksoi se mbrojtja e sovranitetit nuk ka qenë ndonjëherë më në rrezik.

Pas situatës tensionuese në veri të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar inicimin e një mocioni mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!