Tahiri: PDK do ta kundërshtojë vendosmërinë e Kurtit për ta shtrenjtuar energjinë

schedule16:44 - 20 Janar, 2022

schedule 16:44 - 20 Janar, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri theksoi para deputetëve se kjo parti do ta kundërshtojë në çdo formë shtrenjtimin e energjisë për qytetarët e Kosovës.

Në debatin parlamentar në lidhje me ngritjen enorme të çmimeve, Tahiri tha se ngritja e çmimeve të miellit, vajit dhe barnave po e rrezikon mirëqenien e qytetarëve.

“Në shtator dhe tetor kemi parë një sjellje të papërgjegjshme të kryeministrit dhe të qeverisë. Kjo po vazhdon edhe sot. Po e shohim vendosmërinë e tij për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ne si grup parlamentar i PDK-së në secilin variant të mundshëm do ta kundërshtojmë, sepse është e papërballueshme”, tha Tahiri.

“Është e papërballueshme shpenzimi i madh në barna, rritja e çmimeve për secilin produkt, pra, për miell, vaj, sheqer e të gjitha këto. Si dhe rritja e çmimit të karburanteve dhe tash së fundmi edhe çmimin e energjisë elektrike. Këtë krizë nuk e kemi shkaktuar ne, mirëpo kemi mund ta menaxhojmë më mirë dhe të jemi më të përgjegjshëm, pa dyshim se po”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!