Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në orën 09:30 në Gjykaten e Krimeve të rënda. Në cilësinë e personit nën hetim, ai është thirrur nga kjo gjykate për t’i komunikuar masën e sigurisë së caktuar ndaj tij në mungesë disa ditë më parë: “ndalim i lëvizjes jashtë vendit” dhe “bllokim i pasaportës”. Ish ministri Tahiri ka mbërritur në gjykatë saktësisht në orën e kërkuar, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia. Në këtë seancë prokurorët pritet të argumentojnë kërkesën e tyre për caktimin e kësaj mase sigurie. Vendimi i gjyqtares Liliana Baku, që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve. Ndërsa hetimi ndaj Saimir Tahirit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi në tetor të këtij viti, për dy akuza: trafik i narkotikëve, i kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë. /abcnews.al
Tahiri para krimeve të rënda, i komunikohet masa e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit
schedule08:55 - 15 Dhjetor, 2017
schedule 08:55 - 15 Dhjetor, 2017