Tahiri: Nuk kam e as më duhet marrëveshje me askënd

schedule23:40 - 3 Maj, 2018

schedule 23:40 - 3 Maj, 2018

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një marrëveshje me Edi Ramën. Në emisionin “ Të paekspozuarit” në Top Channel, Tahiri deklaroi se as ka, e as nuk i duhet marrëveshje me askënd, përfshi kryeministrin.

Aludimet ai i quajti model të opozitës, që dje në pushtet, ishte mësuar të bënte pazare, për mburojë politike dhe politikanë si Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha e Fatmir Mediu kanë mbijetuar cdo herë.

Tahiri tha se do luftojë që e vërteta të dalë në dritë në mënyrë që më pas të mos vihet në dyshim pafajësia e tij.

“Nëse mbi kurrizin tim ka nga ata që në politikë gjejnë shpëtimin e tyre, kjo s’më intereson, por ka një orë për secilin”, tha ish ministri.

I pyetur për akuzat për të cilat po hetohet, Tahiri tha se refuzonte që t’i bëhej gjyqi publik, por sipas tij, prokuroria në Shqipëri e ajo në Itali, pas hetimeve, do japin edhe vendimin e tyre. “Nëse dal fajtor, do paguaj si gjithë të tjerët”, deklaroi ish ministri, duke theksuar se është model tjetër, e prandaj dorëzoi mandatin, ndërsa për akuzat do mbajë përgjegjësi para gjykatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!