Tahiri: Nuk gaboi Egbo, Tirana s’e përballoi ritmin dhe urinë e Kukësit

schedule23:14 - 6 Korrik, 2020

schedule 23:14 - 6 Korrik, 2020

Ermal Tahiri, pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News, foli rreth duelit Kukësi-Tirana, duke analizuar sfidën dhe duke vlerësuar përgatitjen e ndeshjes nga ana e Orges Shehit.

Të dy janë ekipet më të mira të kampionatit. Kukësi ka qenë në vend të parë, nuk duhet harruar. E ka kryesuar kampionatin, më pas erdhi Tirana që kryesoi. Nuk janë ekipe me diferenca. Ishte një derbi, Kukësi donte me patjetër të fitonte. Tirana e mbyllte kampionatin me një pikë.

Të dy ekipet janë në të njëjtën diferencë. Nuk e humbi trajneri ndeshjen, nuk ka logjikë. Çunat nuk iu përgjigjen ritmit dhe urisë që kishte Kukësi. Lojtarët nuk u lidhën, edhe pse kishte 3-4 raste. Nëse shënonte Ngoo, ndryshonte ndeshja.

Shehi e përgatiti më mirë ndeshjen, Kukësi ishte për notën 10. Më pëlqeu menaxhimi që bëri Kukësi në mesfushë. Kishte tre lojtarë që nuk kishin luajtur kurrë bashkë në mbrojtje, kjo rezultoi e mirë për trajnerin. Kukësi dominoi. Rrotacioni bëhet me 1-2 lojtarë, jo më shumë“, deklaron Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!