“Tahiri”, BE përgëzon punën e autoriteteve

schedule16:50 - 13 Maj, 2018

schedule 16:50 - 13 Maj, 2018

Një ditë pas dhënies së masës arrest shtëpie për Saimir Tahirin ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian.

Në një deklaratë për mediat, BE përgëzon punën e autoriteteve lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërkohë që lidhur me çështjen “Tahiri” rikujton që prezumimi i pafajësisë është një element themelor i të drejtës së njeriut.

“Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore.

Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!