Tabaku-Spiropalit: Kur flisja për Inceneratorët, ti ishe te trau i Doganës, zyrtarët u përdorën si lecka

schedule11:37 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:37 - 17 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët replikoi me ministren e Shtetit Elisa Spiropali në lidhje me hetimet e këtij komisioni. Tabaku tha se kur bënte interpelancë për këtë çështje në Kuvend, Spiropali ishte ende te trau i Doganës.

“Kur unë bëra interpelancë për këtë çështje ti ishe te trau i Doganës. Për korrupsion jeni vërtetuar që jeni kapur. Sot akuzoheni për pastrim parash. A e dinë qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me 430 mln euro.

A e dinë se çfarë ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos. Qeveria shqiptare ka dhënë paradhënie për Inceneratorin e Fierit pa u kryer ende puna. Korrupsionin e ka vërtetuar SPAK.

Kushdo i përfshirë me letër dhe shkresë është i përfshirë zyrtarisht. Jam ndjerë keq kur kam parë persona në moshën e tim eti në Komisionin e Vlerësimit të ofertave. I keni përdorur si lecka zyrtarët e këtij shteti. Mua nuk më trondit asgjë derisa t’i shkojmë në fund kësaj afere”, tha Tabaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!