Tabaku: Shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë me cilësinë më të ulët në rajon

schedule16:19 - 20 Tetor, 2018

schedule 16:19 - 20 Tetor, 2018

Nënkryetarja e Komisionit Ekonomik Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetin social facebook parashtron propozimin e demokratëve për politika fiskale në mbrojtje të konsumatorit dhe qytearëve shqiptar, sa i përket lehtësimit të barrës së taksave dhe tarifave në funksion të uljes së çmimit të naftës, të cilin sot shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë se kushdo në rajon.


Shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon, për cilësinë më të dobët. Akuza vjen nga nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, demokratja Jorida tabaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook denoncon se për çdo 20 litra naftë që i duhen një makine për tu furnizuar, shqiptarët paguajnë 3680 lekë nga të cilat 2208 prej tyre, apo 60% e vlerës i kalon shtetit në formë taksash apo tarifash.

“Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër, ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër”.

Ky shtrenjtim i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit bruto në bursë, thekson Tabalu e cila e quan atë një investim personal të qeverisë e cila ka ndikuar në rritjen e çmimit përmes shumëllojshmërisë së taksave dhe tarifave që ndikojnë në të.

“Një peshë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve dhe uljen e konsumit për shkak të shtrenjtimit të ofertës dhe pamundësisë së të ardhurave. Kjo do të shoqërohet me mbyllje qepenash pasi biznesi do të kthehet në pamundësi”.

E vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës, shkeuan Tabaku, është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin por edhe që mbron qytetarët nga abuzimet dhe krijimi i monopoleve private me bekimin e qeveritarëve që i zotërojnë ato. Taksë e sheshtë dhe thjeshtim fiskal në shërbim të konsumit dhe qytetarëve propozon demokratja Jorida Tabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!