Tabaku: Shqiptarët në azilkërkim, “peshqesh” i Ramës në 7 vite! Ne do i rikthejmë në shtëpi

schedule09:37 - 27 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 27 Shtator, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil duke evidentuar se 1 në 3 prej tyre është i ri. Ajo e konsideron këtë fenomen “peshqesh” të qeverisjes së Edi Ramës për shqiptarët në 7 vite qeverisje.

Tabaku thekson me ardhjen e PD në pushtet Shqipëria do të kthehet në punë ndërsa shqiptarët do të qëndrojnë në shtëpinë e tyre, duke nënvizuar se ky është vizioni për cilin po punojnë me seriozitet dhe përkushtim.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që  nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Tabaku./mv. abcnews.al

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3524277694326837

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!