Analisti Arben Meçe thotë se Jorida Tabaku e ka refuzuar Sali Berishën, pasi e di se partia e ish kryeministrit nuk ka të ardhme.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Tabaku është në pritje, pasi edhe Lulzim Basha me Partinë Demokratike, nuk po ringrihen.
“Nëse do të shohim historinë e Tabakut, Tabaku është një person i cili asnjëherë nuk është afruar dhe është vënë në dispozicion të Berishës. Ka prodhuar një identitet shumë të qartë politik. Nëse do të flasim për opozitare, opozitare nga të gjithë, unë përjashtoj Tabakun, si konseguente dhe shumë e qartë në lëvizjet e veta. Të paktën lëvizjet e saj janë shumë të qarta. Është në një kuadër pritje, sepse një gjë është e sigurtë; partia e Berishës nuk ka të ardhme dhe kushdo që pretendon karrierë politike pranë Berishës është i djegur, në mënyrë të posaçme e di Tabaku. Ky informacion i është thënë në Amerikë.
Por edhe partia e Bashës nuk po ngrihet. Nuk kemi parë as Bashën, por askënd të jetë në terren. Tabaku është në pritje të një zgjidhje. Ata njerëz pranë Berishës janë të ndërgjegjshëm se me Berishën nuk fitojnë gjë, po cili është motivi që po i rrinë pranë Berishës? Mos është një urdhër? Kjo është për t’u analizuar”, theksoi ai./abcnews.al

