Është vendosur në krah të protestuesëve përpara drejtorisë së policisë. Kërkon lirimin e të ndaluarëve pjesëmarrës në protestën kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Për deputeten demokrate Jorida Tabaku kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri vazhdojnë t’i gënjejnë shqiptarët se mirëmbajtja e rrugëve kërkon shuma të mëdha parash.
Tarifa e vendosur është antikushtetuese për deputeten e Partisë Demokratike.
Për deputeten Tabaku qyetarët e Tiranës, Kukësit dhe çdo qyteti tjetër që janë bashkuar të protestojnë përpara Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, janë në mbrojtje të interesit, financave dhe ekonomisë së tyre. /abcnews.al