Rënien me 7 vende të Shqipërisë në raportin “Të bësh biznes” të 2018 e ka komentuar deputetja e opozitës Jorida Tabaku.
Në një postim në FB, deputetja demokrate thotë se ky raport e vë theksin tek plaga taksave dhe vjen në prag të debatit për Paketën Fiskale 2018, që sipas Tabakut, rrit përsëri taksat me 50 milionë euro.
“Renditemi të 125 në sektorin e taksave dhe detyrojmë një biznes të paguajë 37.3% të fitimit në formën e taksave. Kosova, Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia renditen përpara nesh duke treguar edhe një herë që beteja jonë me konkurrentët është e humbur sa i takon aftësisë së tyre për të përthithur investime por edhe për të lehtësuar të bërin biznes”, shkruan deputetja e Komisionit të Ekonimisë.
Tabaku për “Doing Business 2018”
schedule20:46 - 31 Tetor, 2017
schedule 20:46 - 31 Tetor, 2017