Tabaku për buxhetin: Nuk i sjell më shumë të ardhura qytetarëve

schedule13:50 - 5 Nëntor, 2018

schedule 13:50 - 5 Nëntor, 2018

Sa herë ministri Arben Ahmetaj jep deklarata që tregojnë shifra në rritje, është demokratja Jorida Tabaku që i kundërvihet.

“Buxheti 2019 nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset”.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike Buxheti 2019 shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik.

“1 në çdo 3 lekë te fituara i paguhen qeverisë si taksë. Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura prej saj. Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje”.

Edhë këtë herë Partia Demokratike përsërit se do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit i qeverisë së Edi Ramës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!