Politikania Jorida Tabaku ka folur rreth propagandës që bëjnë partitë politike sot për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë.
E ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Jorida Tabaku deklaroi se po t’i pyesësh sot qytetarët për hapjen e negociatave, këta të fundit mendojnë se negociatat janë hapur.
Tabaku sqaron se kjo bindje e qytetarëve megjithëse e gabuar vjen për faktin se qeveria i ka festuar 7 herë hapjen e negociatave duke bërë propagandë duke bërë që njerëzit të kenë këtë mëndim.
“Sot qytetarët e marrin për të mirëqenë që udhëtojnë lirshëm pa viza dhe e kanë harruar se çfarë procesi ka ndodhur dhe se çfarë punë është bërë sepse propaganda ka punuar.
Sot qytetarët po ti pyesësh, në fund të ditës të thonë që janë hapur negociatat me Bashkimin Evropian, ndërkohë që kjo s’ka ndodhur, por fatkeqësisht qeveria i ka festuar 7 herë hapjen e negociatave. Ky është rezultati i propagandës,” deklaroi mes të tjerave Jorida Tabaku në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al