Tabaku kundër përjashtimit të të tjerëve përveç Berishës: Do bëjnë grup parlamentar. Gjana: Kur të duan

schedule15:10 - 11 Janar, 2022

schedule 15:10 - 11 Janar, 2022

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka qenë kundër vendimit të Kryesisë së PD-së, për të përjashtuar nga partia 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Sipas Tabakut i vetmi që duhej të përjashtohej ishte Sali Berisha, i cili me vendim të kryesisë u largua përgjithmonë nga PD.

Ndërkohë Tabaku ka paralajmëruar se me përjashtimin e demokratëve që mbështesin Berishën, ata mund të formojnë një grup të ri parlamentar.

Nga ana tjetër Jemi Gjana ka pasur një mendim të kundërt me Jorida Tabakun. Sipas Gjanës, grupi i PD nuk ka lidhje me të përjashtuarit nga partia.

Kujtojmë se pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

Deklaratat në mbledhje:

Jorida Tabaku: Unë mendoj që të mos përjashtohen të gjithë por vetëm Sali Berisha si organizator i nismës. Nëse ne vendosim që ti përjashtojmë atëherë i japim mundësi që ata të krijojnë grup të ri parlamentar.

Jemin Gjana: Unë mendoj të kundërtën. Ne nuk kemi më lidhje me ta. Ne duhet ti përjashtojmë të gjithë. Nuk mendoj se nëse ne i bëjmë të reflektojnë nëse i pezullojmë. Ata e krijojnë grupin kur të duan.

/abcnews.al/