Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se deputetja Jorida Tabaku ka një problem për të qenë në krye të Partisë Demokratike, që fillon që nga gjinia, pasi krerët politikanë në Shqipëri kanë qenë gjithmonë meshkuj.
Ndërsa, analisti Artur Zheji ka thënë se vendet zyrtare në PD janë të zëna.
Minxhozi: “Në qoftë se ne sot bëjmë një analizë se ccfarë ka në parlament, në selinë e PD, nëse bëjmë një listë figurash, janë ose të konsumuar, ose të rinj që nuk kanë asnjë vlerë. Nëse bëjmë këtë listën, kjo zonja (Tabaku) bën pjesë në atë listën e shkurtër që do të ishte në të vërtetë diccka e re dhe e ndryshme. Unë kam vetëm një merak, realisht duke vlerësuar dhe rolin e saj në komisionin e incineratorëve dhe për mënyrën se si i qendroi Ramës. Përballja ishte disa orëshe, me Ramën, me Veliaj dhe që e përballoi shumë mirë. Zheji e tha me të drejtë, Tabaku, kryetarja e një PD tjetër, por ka një problem që fillon që nga gjinia. Politika në Shqipëri, krerët i ka pasur jo meshkuj, por ata që e kanë ccuar në drama. Mua më duket konteksti shqiptar, nuk dua të bëj paragjykim, por dua të bëj një analizë të plotë”.
Zheji: “Unë mendoj që vendet zyrtare janë të zëna, sepse te PD është Lulzim Basha i ri, nga ana tjetër te grupi i mesit kemi Gazin që nuk lëviz, është gati që dhe të rrihet, edhe te grupi tjetër që është më i vogël dhe solid, është Berisha që nuk ka shans, o do vërë Flamur Nokën, o vajzën e vetë, zonjën Malltezin. Në këtë pikëpamje, vendet janë të zëna”./abcnews.al