Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar deklaratat e tij gënjeshtra.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ai.
Sipas Tabakut, të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.
Postimi i plotë:
Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra!
Hidhini sytë përreth.
A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot
Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky?
Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.
Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!l.k/abcnews.al

