Tabaku: Çmimet janë rritur, qeveria jep 80 milionë euro për kompanitë e rindërtimit

schedule17:49 - 6 Qershor, 2022

schedule 17:49 - 6 Qershor, 2022

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë për Bordin e Transparencës.  Pazare në tavolinë e ka cilësuar Tabaku bordin që vendos mbi çmimet e karburanteve, ndërsa shton se e njëjta situatë është edhe me produktet bazë.

Sipas saj, ndërkohë që qytetarët janë në nevojë, qeveria ka vendosur të japë 80 milionë lekë për kompanitë e fondit të rindërtimit.

“Qershori nisi më i nxehtë. Zjarret e gushtit nisën që në qershor duke treguar paaftësi të menaxhimit të qeverisë. Sot dua të diskutoj për një çështje të rëndësishme. Bordi i caktimit të çmimeve. Me një bord me asnjë fuqi të përcaktuar në ligj, qeveria ka muaj që përcakton sa do të jetë çmimi i karburanteve. Çudia ka ndodhur ditët e fundit ku një pjesë e madhe e karburanteve e kanë çmimin më të ulët se ajo që ka bordi. Unë e kam quajtur pazar në tavolinë.

E njëjta situatë po ndodh edhe me çmimet. Të gjitha çmimet e produkteve bazë janë rritur dy herë. Qeveria bën një akt normativ ku vendos të kompensojë kompanitë e rindërtimit. Në vend që tu ndodhet pranë qytetarë rrit me 80 milion lekë kompanitë e fondit të rindërtimit”, tha ajo. /abcnews.al