Scholz pas takimit me Kurtin paralajmëron vizitë në Kosovë dhe marrëveshje të rëndësishme rajonale

schedule16:25 - 4 Maj, 2022

schedule 16:25 - 4 Maj, 2022

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka dalë në një konferencë pëmedia me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas takimit që e patën në Berlin. Scholz tha se kanë diskutuar për shumë tema, ndërsa paralajmëroi vizitë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Scholz u shpreh i lumtur me bashkëpunimin e qeverive të të dy vendeve, që tha se “do ta forcojë pavarësinë energjetike dhe do ta përmirësojë cilësinë e ajrit”.

Kancelari gjerman përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën si çështje shumë e rëndësishme për të cilën ai tha se angazhohet vazhdimisht.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.

Scholz përmendi edhe bashkëpunimin rajonal duke thënë se “me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon”.

Ai përmendi katër marrëveshje të rëndësishme që tha se do të nënshkruhen këtë vit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Shumë e rëndësishme është edhe bashkëpunimi rajonal. Me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon. Projekti më i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. 4 marrëveshje të rëndësishme. Për lëvizjen e lirë të personave dhe njohjen e diplomave profesionale. Siç e shihni, patëm shumë tema, dhe gëzohem që ato do t’i vazhdojmë n/ një vizitë në Prishtinë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!