Kategoria e Parë vijon rrugëtimin dhe për sot në program janë katër ndeshje. Fokusi është në grupin B, pasi në grupin A do të luhet vetëm Vora-Partizani B dhe sfidat e tjera zhvillohen nesër.
Sfida kryesore e ditës është ajo mes Egnatias dhe Tomorit, që luhet për kreun e klasifikimit. Rrogozhinasit do tentojnë fitoren në Peqin dhe të konfirmojnë se janë pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore.
Lushnja sot është pushim, pasi kishte në program sfidën me Luftëtarin e përjashtuar nga gara, kurse Flamurtari ka javën e pushimit. Besa ndërkohë do kërkojë tre pikët ndaj Elbasanit dhe një barazim i Egnatias do shkonte në favor të tyre. Përballje tjetër e programuar për sot është Turbina-Pogradeci. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË-JAVA 9
E mërkurë, më 23 dhjetor, ora 13:30
GRUPI A
Vora-Partizani B
GRUPI B
Turbina-Pogradeci
Besa-Elbasani
Egnatia-Tomori