Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sytë në SHBA, hidhet shorti i Botërorit/ Në orën 18:00 do të përcaktohen grupet e fazës finale të turneut

schedule10:40 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 10:40 - 5 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të hedh sot një tjetër hap drejt finaleve që do të zhvillohen verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Të gjithë sytë janë të drejtuar në Uashington, ku duke nisur nga ora 18:00 do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e turneut më të madh të futbollit.

Pjesë e tij, megjithëse jo në mënyrë përfundimtare do të jetë edhe Shqipëria, që më parë duhet të kalojë ndeshjet e play off.

Më parë, FIFA zbuloi ndarjen e vazove për shortin.

Kështu skuadra kuqezi do të vendoset në vazon e katërt, ku bëjnë pjesë edhe ekipet që do të dalin nga faza e play-off. Në të njëjtën vazo bëjnë pjesë Jordania, Kepi I Gjelbërt, Curacao, Gana, Haiti dhe Zelanda e Re.

Në vazon e parë, siç pritej, përveç organizatorëve janë pozicionuar skuadrat më të mëdha të futbollit Botëror të renditura më mirë në klaisifikimin e përgjithshëm të FIFA.

Po ashtu, qeveria botërore e futbollit ka zbulua edhe proçedurat e shortit të “Botërorit 2026”, turneu i parë në histori me 48 skuadra.

Tre vendet organizatore SHBA, Meksikë dhe Kanada do të jenë koka grupi, ashtu si ekipet e tjerë të vazos së parë.

Por katër skuadrat e para të renditjes së FIFA, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia do të përcaktohen në rrugë të ndryshme, çka do të thotë se ato mund të përballen mes tyre vetëm në finale.

Përveç skuadrave të Europës, që mund të vendosen edhe dy në të njëjtin grup, skuadrat e konferederatave të tjera mund të përballen mes tyre vetëm pas fazës së grupeve.

Pas hedhjes së shortit, FIFA do të zbulojë edhe kalendarin e sfidave në finalet e “Botërorit 2026” që do të nisë më 11 qershor dhe do të mbyllet me 19 korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!