“Sytë” e Srebrenicës/ Mijëra burra e djem myslimanë u masakruan nga forcat serbe

schedule17:59 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 17:59 - 1 Dhjetor, 2023

Në këtë mur janë emrat e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të Srebrenicës, të cilët u ekzekutuan përrreth Srebrenicës dhe në pjesë të tjera të Bosnjes Lindore. Trupat e tyre u hodhën në varrezat masive ose u dogjën. Një pjesë e mirë e tyre janë gjetur pas luftës në varrezat masive. Ajo që ndodhi në Srebrenicës është sigurisht një nga masakrat më të tmerrshme të pas luftës së dytë botërore, një gjenocid i provuar si i tillë nga një gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës. Ata që ishin ideatorët dhe ata që urdhëruan zbatimin e kësaj masakre, janë gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Afër Srebrenicës është qendra memoriale ku janë dhe mbetjet mortore të tyre të gjetura në varrezat masive. Një pamje që të ngjallë kaq shumë trishtim dhe shpesh ata që shohin Srebrenicën, ata që shohin këtë muze për Srebrenicën, rikujtojnë që pas luftës së dytë botërore, ajo që thuhej për kampet e përqendrimit të nazistëve dhe për tmerret e luftës së dytë botërore ishte jo më, ose kurrë më. Ose më saktë masakra e Srebrenicës ndodhi dekada pas luftës së dytë botërore.

“Disa burra vendosen të kërkojnë strehë në pjesën e territorit të kontrolluar nga ushtria e Bosnjës, e cila ndodhej disa qindra metra përtej pyllit. Pra njerëzit janë munduar të arratiseshin nëpërmjet bazës së OKB-së, por ushtarët e OKB-së lejuan disa qindra persona të futeshin dhe qindra të tjerë qëndruan jashtë bazës sepse ata nuk donin t’iu jepnin mbrojtje. E si pasojë këta njerëz ndërtuan bazën e tyre, filluan të arratiseshin nga pylli, u organizuan në kolona prej qindrash vetash, duke kaluar përmes pyllit për të kërkuar strehim.

Kur ushtria e Republikës Srpska hynë në zonë dhe filloi të depërtojë tek gratë dhe fëmijët, ua morën pasaportat. Ata ndanë të gjithë burrat e fëmijët nga gratë dhe njerëzit e moshuar. Pra, në sy të ushtarëve të OKB-së ata ndanë burrat dhe djemtë të moshës 13 vjeç deri në 8 vjeç dhe ata i dërguan në një vendndodhje tjetër.

Ndërkohë ata kuptuan se njerëzit po përpiqeshin të iknin përmes pyllit dhe filluan ti sulmonin kolonën e refugjatëve me artileri të rëndë dhe përpiqen t’i bindnin që asgjë e keqe nuk do u ndodhte, por vetëm se do shkëmbenin disa njerëz. Në këtë mënyrë disa persona u dorëzuan para ushtarëve duke besuar se nuk do i vrisnin.

Vetëm disa persona në fillim dhe në mes të rreshtit kishin armë, por shumica prej tyre ishin të paarmatosur. Kështu pjesa e parë e kolonës arriti të mbërrinte në kufi, duke kaluar në territorin e kontrolluar nga ushtria e Bosnjës, dhe të gjithë njerëzit e tjerë që mbetën pas, u vranë

Shumë persona u kapën gjatë arratisjes në pyll dhe i mblodhën në një vend në perëndim të Bosnjës, pra së bashku me njerëzit që ishin në bazë, të klasifikuar sipas gjinisë e moshës në sy të ushtarëve të OKB-së, pra të gjithë këta njerëz u zhvendosën në perëndim të Bosnjës dhe atje u kryen ekzekutime në masë.

Në kujtim të personave të vranë, 8372 prej tyre, janë identifikuar, viktimat tashmë kanë emra dhe identitete. Besohet se vrasjet janë më të shumta në numër, për shkak se nuk kanë pasur informacion apo nuk kanë pasure familjarë për t’i raportuar të humbur.

Pasi i vranë këta njerëz në ekzekutime në masë, shumicën tyre e vranë për 3 ditë, por ekzekutimet në masë ndodhën në 15 ditët e para të korrikut, si dhe trupat e viktimave i hodhën në varre masive kudo në pjesën lindore të Bosnjës, kryesisht nëpër pyje.

Të gjithë këto gra e fëmijë, refugjatë lëvizën në pjesë të ndryshme të Bosnjës. Ata e mbaruan operacioni në korrik të 1995”.

Ky i moshuar nga Srebrenica përfaqëson atë dhimbje të madhe pa ngushëllim të mbi 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të Srebrenicës, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe të Republikës Srpska. Nuk ka nevojë për koment. Është një dhimbje e tillë, që dhe pas kaq vitesh vazhdon të ndjehet po aq aktuale dhe me të njëjtin paralajmërim “Kurrë më”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!