Kampionët e Evropës në fuqi, Manchester City janë duke u bërë gati për përballjen e parë, të Kupës së Botës për Klube, ku si kundërshtarë do të tekën japonezët e Urawa Red Diamonds, përballje kjo, në të cilën “Qytetarët” kërkojnë vetëm fitore, për të kapur finalen e madhe të 22 dhjetorit, ku i presin brazilianët e Fluminense.
Një ditë para sfidës, disa fjalë në konferencën për shtyp, që zhvillohet gjithmonë para ndeshjes i ka thënë edhe tekniku spanjoll, Pep Guardiola, i cili është shprehur se djemtë e tij mezi presi të zbresin në fushë, ku padyshim syninimi kryesor i “Qytetarëve” është sigurimi për herë të parë në historinë e klubit, të një trofeu të tillë.
“Që të marrësh pjesë në këtë kompeticion duhet të kesh fituar Champions Leaguen, ndaj ne e vlerësojmë maksimalisht. Shkojmë me shumë dëshirë në Arabinë Saudite dhe me objektivin për ta fituar trofeun, jemi shumë të motivuar.
Kalendari është pak i ngjeshur dhe rezultatet nuk kanë qenë ato të duhurat, por kjo është situata dhe do të tentojmë të marrim maksimumin sërish. Si ka mundësi që nuk i kemi “vrarë” ndeshjet e fundit? Këtë do të doja ta dija edhe unë. Ndeshjen e fundit “falëm” një penallti, duhej ta kishim menaxhuar më mirë takimin në minutat e fundit”,- u shpreh tekniku spanjoll.
Kujtojmë se City, Kampionët e Europës në fuqi do ta nisin Kupën e Botës për Klube nga faza gjysmëfinale aty ku më datë 19 dhjetor përballen me japonezët e Uraëa Red Diamonds, ndërsa në rast kualifikimi për në finale, presin fituesen e çiftit Fluminense-Al Ahly. /i.m /abcnews.al