Synohet ylli i Barcelonës, Bayern Munchen përgatit goditjen e bujshme

schedule20:00 - 24 Mars, 2020

schedule 20:00 - 24 Mars, 2020

E ardhmja e Marc-Andre Ter Stegen me Barcelonën është në dyshim. Klubi spanjoll do të bëjë shumë ndryshime në merkaton e verës dhe portieri gjerman pritet të nisë një aventurë të re.

27-vjeçari nuk ka pranuar ende rinovimin dhe Juventus e Chelsea janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë. Gjithsesi, karriera e Ter Stegen mund të vazhdojë në Bundesligë, aty ku është aktivizuar më parë me M’Gladbach.

Katalanasja Sport raporton Bayern Munchen ka piketuar “gardianin” e Barcelonës si pasuesin ideal të Manuel Neuer. Një hipotezë që pëlqehet shumë nga Ter Stegen, i cili ka mall për vendin e tij dhe është gati të rikthehet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!