Pas një sezoni fantastik, në La Liga 2, ku arriti të shënojë plot 23 gola dhe të dhurojë 5 asistime, “fantazisti” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni nuk e ka nisur në mënyrë më të mundshme “aventurën” e tij në La Liga, teksa deri më tani ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje.
Mirëpo, “tersi” i “bomberit” beratas vazhdon akoma, teksa në minutën e 37’, në përballjen e pasdites të kësaj të enjteje ndaj Real Beti është detyruar të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.
Ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i shqiptarit, por një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për trajnerin Sylvinho, duke ditur që me 12 tetor Kombëtarja do të përballet me Republikën Çeke në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024. /i.m /abcnews.al