Sylvinho, mik te Rama: Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë në 2014 me Manajn

schedule11:55 - 16 Shtator, 2023

schedule 11:55 - 16 Shtator, 2023

Nuk ndodh shpesh të jesh në pozicion të tillë. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho u ndodh në një studio televizive me kryeministrin Edi Rama, pasi pranoi ftesën e këtij të fundit, ndërsa ishte bashkë me ndihmësit e tij, Zabaleta e Doriva.

Si mikpritës, Rama i pyeti sesi ndihen pas ndeshjes me Poloninë?

“Jemi ende disi të lodhur, apo jo djem? Gjithsesi, jemi të lumtur. Pamë një stadium të mrekullueshëm, dhe lojtarët tanë ishin protagonistë të vërtetë dhe dhanë shpirtin në fushë. Ia vlejti lodhja. Një mbrëmje e paharrueshme”.

Sylvinho tregoi se cila ishte një nga arsyet kryesore që e bëri të zgjidhte Shqipërinë.

“Unë mendoj, Edi, që kur më erdhi një ftesë për darkë me Presidentin e Federatës, gjëja e parë është që folëm italisht. Unë kisha pasur tanimë një përvojë te Interi dhe flisja italisht. Pas kësaj, nisa të shihja lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, spanjisht, italisht. Unë jam një njeri që komunikoj dhe mendova që aty do të mund të komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në federatë me presidentin. Aty pata shtysë, shtysë të madhe. Pastaj, pas darkës, pasi pashë federatën u afrova edhe më shumë dhe, vërtet, nuk pata më dyshim. Fola me Dorivan, Paolo pranoi, për të ishte shumë mirë dhe pas kësaj ishte e lehtë”.

A kishte dëgjuar për Shqipërinë përpara sesa të merrte kombëtaren?

“Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë në 2014, me Manajn, kur e stërvita tek Interi. Ai ishte shumë I ri, 18 vjeç”.

Kryeministri e pyeti sesi ndihen Sylvinho dhe stafi në Shqipëri?

“Ndihemi mirë, me të vërtetë mirë. Ndihem si në Brazil. E kam mësuar menjëherë sesi jeni ju shqiptarët me miqtë. Ti je miku, ti duhet të ushqehesh, madje të ushqehesh mirë dhe I zoti I shtëpisë duhet të bëjë gjithçka për ty. E jashtëzakonshmë. Ndonjëherë thua me vete që nuk mund të jetë kështu, por është pikërisht kështu. Tirana është e bukur, ushqimi mjaft I mirë, peshku shumë I freskët. Për mua gjëja më e rëndësishme, dhe që I afrohet pak brazilianëve, është që miqësia krijohet shpejt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!