Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cilën tregon se si ka ndodhur sipas tij, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës në veri të vendit.
Sveçla ka shkruar se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar, ndërsa ka theksuar se Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë policët.
A planned abduction. A criminal act.
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of ??. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
“Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani.”, ka shkruar ai në Twitter.