Trendi i ri i dobësimit janë ëmbëlsirat përpara buke. Mund të duket e pabesueshme, por agroweb na sjell disa arsye.
Glukoza është gjithashtu burimi kryesor i energjisë për trurin. Në tru gjendet një proteinë e trurit që mban emrin glucokinase. Ajo luan rolin e gardianit të glukozës. Nëse nivelet e saj janë të ulëta, truri i thotë trupit të konsumojë më shumë ushqime të pasura me niseshte dhe sheqer.
Kjo është një arsye përsa përpara çdo ushqimi, syri shkon direkt e të ëmblat. Duke ngrënë në fillim ushqime të pasura me glukozë, truri do të jetë objektiv. Ai do të përcaktojë sasinë e kalorive të mbetura për të cilat ka nevojë.
Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë ta teproni me ushqime. Nëse të ëmblat i konsumoni përgjatë vaktit, truri do ta ketë më të vështirë për të përcaktuar sa glukozë i nevojitet. Kështu, aktivizimi i sistemit të numërimit të kalorive do të vonohet. Gjasat e të tepruarit me ushqim do të jenë të mëdha./abcnews.al