Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është dalluar gjithmonë për ndryshimet në “look-un” e saj.
Ajo i ka provuar pothuajse të gjitha ngjyrat e flokëve, duke treguar që është si një kameleon i vërtetë.
Para pak ditësh, Dua publikoi një foto të vjetër me flokë brune, krahas së cilës shkruante: “A duhet ta rikthej?”. Ajo kërkoi mendimin e fansave të saj, të cilët ishin për “Po”.
Mesa duket këngëtarja i ka dëgjuar dhe se është bërë sërish brune. Dua ka postuar sot në Instagram disa foto të tjera dhe ka shkruar: “U riktheva pas kërkesës së shumicës”./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CCtePmXM2FL/