Aktori shumë i dashur turk, Engin Altan Duzyatan do të rikthehet në ekran pas një pushimi të gjatë nga kinematografia.
Ai u bë shumë i njohur me rolin e “Ertugrul”, serial i cili u transmetua edhe në vendin tonë duke patur shikueshmëri shumë të lartë.
Tanimë Engin ka marrë një vendim dhe do të rikthehet me një tjetër serial të ri historik. Sipas mediave turke, bëhet me dije se ai do të luajë rolin e marinarit Oruç Reis i cili kishte origjinë shqiptare.
Ditën e djeshme, aktori ka firmosur kontratën për këtë serial që do të mbajë titullin “Barbaros” dhe që do të nisë së shpejti në televizionin turk.
Ndërkohë, pritet që seriali të blihet edhe nga televizionet shqiptare, duke konsideruar suksesin e mëpërparshëm që kanë patur serialet historike./abcnews.al


