Surprizon Dua Lipa, ndryshon sërish look

schedule08:18 - 10 Gusht, 2020

schedule 08:18 - 10 Gusht, 2020

Dua Lipa është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit me famë botërore. Ylli me origjinë shqiptare ka publikuar së fundmi këngën më të re, që mban titullin “Unë Dia” në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Dua ka tërhequr gjithmonë vëmendjen edhe përsa i përket look-ut të saj. Pak kohë më parë, ajo surprizoi fansat duke u shfaqur me një stil krejt ndryshe, me flokë ngjyrë rozë dhe bionde. Por, së fundmi ajo u rikthyer sërish në origjinë me flokë të zeza dhe më të gjata.

 

View this post on Instagram

 

don’t talk to me or my son ever again.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Këngëtarja ka ndarë disa foto me modelin e ri të flokëve që ka marrë një sërë komentesh nga fansat e saj dhe me siguri do të kthehet sërish në një trend. Kujtojmë që Dua ka paralajmëruar disa duete të tjera që pritet të publikohen këtë muaj. Një bashkëpunim me divën e muzikës Madonna dhe Missy Elliot, si dhe me The Blessed Madonna.

Ylli i hitit “New Rules” është përfolur se ka bashkuar forcat dhe me këngëtaren e famshme amerikane Miley Curus, dyshime të cilat u shtuan më shumë kur dy artistet postuan një foto së bashku me producentin Andrew Watt./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!