Surprizon aktorja e serialit të njohur: Do të doja të quhesha Tirana (Video)

schedule20:37 - 28 Korrik, 2019

schedule 20:37 - 28 Korrik, 2019

“La Casa de Papel” është një prej serialeve më të ndjekura në botë. Sëfundmi është publikuar edhe sezoni i tretë i tij, çka ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u cilësuar si një ndër më të suksesshmit të Netflix.

Ndryshe nga të tjerët, në këtë serial personazhet kryesore mbajnë si emra qytetet e vendeve të botës. Në një video të publikuar në Youtube, një prej aktoreve kryesore, Alba Flores, e cila njihet me kryeqytetin afrikan Nairobi, është shprehur se do të donte të mbante emrin e kryeqytetit shqiptar.

Do të doja kryeqytetin e Shqipërisë që është Tirana. Në Tiranë është moda”, thotë ajo gjatë një interviste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!