Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Surpriza në formacion dhe shanset/ Sylvinho: Futbolli është i paparashikueshëm, por unë besoj te lojtarët e mi

schedule16:51 - 10 Tetor, 2025

schedule 16:51 - 10 Tetor, 2025

SERBI- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho u tregua i rezervuar dhe nuk dha detaje për formacionin e mundshëm ndaj Serbisë.

Ai vlerësoi ekipin kundërshtar, por tha se edhe në sfidën e Tiranës u vu re se të dyja ekipet janë pothuajse në të njëjtin nivel.

Ai theksoi se beson te lojtarët dhe shtoi se fokusi është e gjitha te sfida dhe objektivi janë tri pikët.

“Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme pas pak dhe do marrin vendimin nesër.

Futbolli është i paparashikueshëm, nuk mund të vëmë një bast dhe të themi se do fitojmë këtë ndeshje.

Kundërshtari ka lojtarë të fortë. Nivel është aty aty , ne jemi rritur si skuadër. Në futboll ndodh çdo gjë në 90 minuta. Unë besoj të lojtarët e mi”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!