Partia Demokratike ka marrë 6 mandate në Elbasan, duke u mundur nga socialistët të cilët siguruan gjashtë të tillë. Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në total, ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në Partinë Demokratike kryeson, Fadil Merzheku, i cili ka siguruar 2690 vota deri tani, ndërkohë që është i 11 në listë. Pas tij renditet Dashnor Sula me 2542 vota, ndjekur nga Luçiano Boçi me 1222.
Lexo edhe: Morën 8 mandate, kush janë kandidatët e PS më të votuar në Elbasan
Deri më tani janë numëruar 112 qendra votimi nga 511 në total për votat preferenciale ndaj kandidatëve. g.v/abcnews.al