Supersfida e javës së 18-të në Kategorinë Superiore është ajo mes Tiranës dhe Kukësit, sfidë e cila preton te jetë e luftuar dhe do të zhvillohet në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 16:45.
Skuadra e Tiranës është pritëse, ndërsa kanë kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve duke vendosur çmime të përballueshme për xhepat e tyre, për të bërë të mundur praninë e sa me shumë spektatorëve në shkallët e stadiumit në një sfidë delikate siç është ajo me verilindorët.
Tifo grupi më i zhurmshëm i bardhebluve, “Tirona Fanatics” nuk do të jetë as këtë herë në mbështetje të skuadrës së tyre, arsye që tashmë dihet prej kohës.
Hyrja në stadiume vetëm me kartë identiteti ID nuk pranohet nga tifozët, të cilët vazhdojnë e refuzojnë të ndjekin skuadrën nga shkallët e stadiumit.
“NESER FANATICS NUK DO TE JENE PREZENT NE AIR ALBANIA!
Jo ne stadiume me karte identiteti
Jo pale me absurditetin!
NE JEMI TIRONA!” shkruajnë tifozët në rrjetet sociale.
/f.a/abcnews.al