Tirana e Kukësi janë gati për lojë, ndërkohë që trajnerët Emanuel Egbo dhe Skënder Gega kanë bërë zgjedhjet e tyre. Nigeriani ka qenë në pozicion të vështirë, për shkak se Torassa e Batha ishin të pezulluar, kurse Çelhaka e Ismajgeci janë të dëmtuar, sikurse edhe Toshevksi.
Kështu ai ka zhvendosur Hoxhallarin në qendër të mbrojtjes dhe në të majtë luan Vrapi, kurse djathtas Toli. Në mesfushë Najdovksi e Gyamfi luajnë së bashku. Sasraku në sulm mbështetet nga Muçi, Cobbinah dhe Danso.
Gega në krahun tjetër për krahun e djathtë i beson Lulaj, ndërsa Hetemaj e Horic formojnë dyshen e qendrës. Demiri aktivizohet si mbrojtës i majtë. Mesfusha nga vjet ka vetëm Limajn, i cili luan krah Taipit dhe brazilianit Matheus. Sulmi ndryshon i gjithi, me Eze në qendër dhe Ibraimin e Gashin nga krahët. /abcnews.al
Tirana-Kukësi
Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Gyamfi, Cobbinah, Muçi, Danso, Sasraku. Trajner: Emanuel Egbo
Kukësi: Xhika, Lulaj, Horic, Hetemaj, Demiri, Limaj, Matheus, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega
GJYQTARË: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti