Një incident i pazakontë i ka ndodhur supermodeles Kate Upton, teksa ndodhej në një palestër në New York duke drejtuar një nga kurset e saj të fitnesit, një grup protestuesish janë futur papritur në palestër duke e quajtur modelen “vrasëse”
Aktivistët e të drejtave të kafshëve protestuan kundër promovimit që supermodelja po i bën Canada Goose, një kompani veshjesh dimërore, e cila përdor gëzofin e ulkonjave dhe pendët e patave.
Të zemëruar e me pankarta në dorë, grupi i protestuesve përdorën një sërë termash fyese ndaj Upton.
“Kate Upton, abuzuese e kafshëve,”
“Të të vijë turp, vrasëse”
“Ulkonjat janë goditur në kokë për vdekje!”; ishin disa prej shkrimeve në pankartat që protestuesit mbanin në dorë./abcnews.al